Njihuni me njeriun që ha 2.5 kg speca të djegës në ditë

Li Yongzhi i do aq shumë frutat sa që i rrit 8 lloje nga to në oborrin e tij në Zhengzhou, Kinë.

Fun

20/10/2015 10:55

Ky njeri e ka fituar nofkën “Mbreti i Djegëst” pasi që i han rreth 2.5 kilogramë të specave të djegës në ditë.

Li Yongzhi është shpallur hero lokal për shkak të varësisë së tij ndaj specave të djegës.

Kjo shprehi e tij e çuditshme e të ngrënit speca është formuar qysh kur ai ishte i ri, ku ai thotë se mund të mos hante mish apo vezë, por nuk mund të qëndronte pa ngrënë djegës, transmeton lajmi.net.

Li Yongzhi

“Njerëzit si zgjohen në mëngjes i pastrojnë dhëmbët, por gjëja e parë që e bëjë unë kur zgjohem në mëngjes është të ha një spec të djegës dhe ta shpërlaj gojën me të”, raporton Shanghaiist.

“Nëse ushqimi nuk është i djegës atëherë ai është pa shije”.

Li Yongzhi

Duke e kujtuar kohën kur djali i tij ishte goditur nga një makinë para 10 viteve, ai thotë: “Atë kohë unë i haja 2 shishe të mbushura me speca të djegës, e pija pak ujë dhe nisesha për në spital”.

Ai thotë se shprehitë e tija të çuditshme rreth ushqimit nuk kanë të bëjnë me ndonjë “superfuqi njerëzore”.

“Mua thjesht më pëlqen ti ha dhe prandaj i ha. Unë jam kontrolluar edhe në spital dhe ata më kanë thënë se jam si gjithë të tjerët”. /lajmi.net