Njihuni me njeriun që do t’i nënshtrohet transplantit të plotë të kokës

Valery Spiridonov është njeriu që do t’i nënshtrohet transplantit të parë të plotë të kokës.

Fun

09/04/2015 12:48

Shkencëtari i kompjuterëve, Valery Spiridonov që është 30 vjeç, u lind me sëmundjen e quajtur “Werding-Hoffman”.

Kjo gjendje mjekësore fatale e ka shtyrë atë që të marrë këtë vendim për të kryer transplantin e parë në botë të kokës, dhe ai shpreson se ky transplant do të bëhet shumë shpejtë, transmeton Lajmi.net.

Ai thotë se është gati për t’ia besuar plotësisht operacionin Dr.Sergio Canavero-së, i cili thotë se mund ta presë kokën e tij dhe ta bashkëngjitë atë në një trup të shëndetshëm.

“Vendimi im është përfundimtar dhe nuk kam në plan që të ndryshojë mendje”, thotë ai.

Si një i sëmurë për një kohë të gjatë nga kjo gjendje e rrallë gjenetike që gërryen muskujt, ai thotë se dëshiron mundësinë për të pasur një trup të ri para se ai të vdesë.

2759990E00000578-3029376-image-a-26_1428446291947

“A jam i frikësuar? Po, natyrisht që jam. Por kjo nuk është vetëm frikësuese, është mjaft interesante gjithashtu”, thotë Spiridanov, transmeton Lajmi.net.

“Duhet të kuptoni që nuk kam shumë zgjedhje. Nëse unë nuk e provoj këtë shans, fati im do të jetë shumë i hidhur. Çdo vit që kalon unë po bëhem edhe më keq”, shton ai.

Dr.Canavero e ka emëruar këtë procedurë “Parajsa”, që është një akronim i ndërhyrjes kirurgjikale që lidhë kokën me trupin.