Njihuni me njeriun që dehet nga çipsat

Nick Hess vuan nga një sindromë e pazakonshme e cila bën që stomaku i tij t’i kthejë karbohidratet në alkool.

Fun

08/03/2015 18:11

Shumë njerëz dehen duke pirë alkool, por Nick Hess mund të dehet pa pirë fare alkool – vetëm duke ngrënë një qese me çipsa.

Ai vuan nga një sindromë e rrallë e quajtur “auto-brewery syndrome”, një gjendje kjo që do të thotë se stomaku i tij prodhon tepër shumë tharm dhe e kthen çdo karbohidrat në alkool, transmeton Lajmi.net.

Për një kohë të gjatë ai thotë se nuk e dinte se çfarë po ndodhte, duke thënë se kishte menduar që vetëm është i sëmurë nga stomaku.

Miqtë dhe familjarët e tij filluan të dyshojnë se mos kishte ai një problem me pijen. Madje gruaja e tij filloi të kërkojë në shtëpi për pije alkoolike duke qenë e bindur se ai ka fshehur ndonjë në ndonjë vend sekret.

Ai tha për BBC: “Ishte e çuditshme, unë haja disa çipsa dhe më pas thjeshtë dehesha shumë. Çdo ditë ndodhte që unë të haja çipsa dhe të dehem”, transmeton Lajmi.net.

Edhe pse kishte analiza të vazhdueshme në spital, duke përfshirë tre kolonoskopi dhe tre endoskopi, gjendja e tij ishte diagnozstifikuar vetëm pasi kishte ngrënë ushqime me shumë karbohidrate.

Alkooli në gjakun e tij pas ngrënies së karbohidrateve ishte rritur në 120miligramë për 100mililitra gjak – e njëjta gjë sikur të kishte pirë 7 gota uiski.

Tani, ai është duke mbajtur një dietë për t’ia dalë me këtë gjendje, sidoqoftë ai ende vazhdon të dehet dy herë në muaj.