Njihuni me modelen e pazakonshme

Kjo është Tess Munster, një modele e pazakontë.

Fun

28/01/2015 13:44

29 vjeçarja nga Missisippi në SHBA, është bërë gruaja e parë me mbipeshë që ka nënshkruar një kontratë me një agjension për modelim.

Milk Model Management njoftoi kontratën me Tess në një postim në Instagram, transmeton Lajmi.net.

“Ajo është një model i rëndësishëm për të gjitha femrat”, tha Anna Shillinglaw, pronare dhe drejtoreshë e MMM.

Tess është shumë e trashë, që e bënë të jetë edhe femra e parë me mbipeshë në botë që merret me modelizëm.

Ajo tashmë ka mbledhur shumë ndjekës në Instagram dhe ka ndikuar shumë që femrat e tjera të ndjehen mirë për trupin që kanë.

Fotografitë mund t’i shihni më poshtë: