Njihuni me kushtet e burgut më të tmerrshëm të Brazilit, ku të burgosurit janë vetë “shteti” (Foto/Video)

Sipas një raporti të organizatës “Human Rights Watch”, burgjeve në shtetin Penambuco të Brazilit u mungon ligji, dhe udhëhiqen nga të burgosurit që shesin kokainë të burgosurve tjerë, dhe kanë autoritet të vrasin të gjitha ata që u kanë borxh, shkruan DailyMail.

Bota

27/10/2015 13:36

Bosët e burgjeve të mbipopulluara të këtij shteti u frikësohen të burgosurve dhe më të rrezikshmëve u japin titullin “qelës mbajtës”, me të vetmin qëllim që të kontrollojnë pavijonet e tyre dhe të mbajnë “rend dhe qetësi”, transmeton lajmi.net.

Autoritet shpesh herë u japin punë të rëndësishme vrasësve, përdhunuesve dhe tregtarëve të drogës të dënuar, për shkak se “ata gëzojnë respekt tek të burgosurit e tjerë”, ka bërë të ditur një i burgosur në kushte anonimiteti, i cili gjithashtu ka pranuar se nën katër burgjet e Pernambucos, ekziston vetëm nga një roje për 31 të burgosur.

Është konstatuar se qelitë e këtyre burgjeve janë vrima ferri, ku sëmundjet përhapen lehtë për shkak të higjienës së dobët, dhe bandave që kontrollojnë burgjet që shpesh shantazhojnë të afërmit e të burgosurve se nëse nuk paguajnë shuma të majme të hollave për drogë do të vriten të afërmit që i kanë në burg. (lajmi.net)

Burgu 2Burgu 4Burgu 5Burgu 6Burgu 7Burgu 8Burgu 9Burgu 10Burgu 11Burgu 12Burgu 13

 

YouTube player