Njihuni me fshatin italian të fshehur mes shkëmbinjve (Video)

Fshati Furore në Itali, është një perlë e vërtetë e fshehur mes të qarave të shkëmbinjve, të cilat dikur ofronin mbrojtje për banorët ndaj banditëve detar.

Fun

03/08/2015 18:29

I njohur si “fshati që nuk ekziston”, shtëpitë, rrugët dhe shkallët e tij, kanë qenë të fshehura prapa mureve me qëllim që të mos duken nga deti. E gjithë historia ka filluar shumë kohë më parë, kur u ndërtua një fshat i vogël me disa shtëpi pa shesh qendror, transmeton lajmi.net.

Për këtë fshat nuk është ditur pothuajse asgjë, por pasi që kaloi koha e hajdutëve detar, kryetari i komunës vendosi të dihet gjithçka për Furore.

Fshati italian 2Është urdhëruar që çdo shtëpi të ri-lyhet me ngjyra të ndritshme, kurse kjo traditë është ruajtur deri në ditët e sotme ku fshatarët ftojnë artistë nga e gjithë bota për të zbukuruar objektet lokale.

Atraksioni kryesor për turistët mbetet Fiordo, hendeku i ngushtë midis shkëmbinjve në brendësinë e të cilit gjenden shtëpitë e vjetra të peshkatarëve. Kjo edhe është pjesa më e vjetër e fshatit, kurse sipas vlerësimeve të vitit 2011, aty kanë jetuar afro 180 banorë. (lajmi.net)

YouTube player