Njihuni me BINA48, roboti me mendje të njeriut

Inteligjenca e avancuar përmes arkitekturës neutrale – 48 Exa – bën përpunime të shpejta në sekondë falë një memorie 48 Exa; me pak fjalë, BINA48 iu dha emri një roboti të punuar nga shkencëtarët e Hanson Robotics.

Fun

27/02/2015 14:05

David Hanson, i cili është një ekspert në fushën e robotikës, u bashkua me Martine Rothblatt, një avokat dhe mik i Davidit. Pas diskutimit të shumë ideve, koncepti i vendosjes së një dosje reale të mendjes së njeriut në një substancë artificiale ishte zbuluar në një përpjekje për të ndërtuar një ndërhyrje kibernetike, transmeton Lajmi.net.

Rothblatt më pas i pagoi Hanson Robotics për të krijuar një inteligjencë artificiale duke përdorur gruan e tij, Bina Aspen, si një kopje.

“Ndërgjegjja e një personi mund të krijohet në një formë dixhitale, e quajtur dosje e mendjes, duke mbledhur informata të detajuara për atë person. Ajo informatë më pas mund të shprehet në të ardhmen, në një lloj të programit ende të pa krijuar, i quajtur ‘mindware’”, thotë Duncan.

“Ndërgjegjja e një personi më pas mund të ngulitet në një trup teknologjik për të ofruar eksperiencat jetësore të krahasueshme me ato të një njeriu të lindur në mënyrë natyrale. BINA48 u krijua si një demonstrim i hershëm i transferimit të një informacioni nga një qenie njerëzore në kompjuter. Skedari i asaj mendje përbëhet nga informatat e Bina Rothblatt, dhe kjo paraqitje e vetëdijes së Rothblatt është e shprehur në terma të kufizuar nga roboti BINA48”, shton ai.

Por, e gjithë kjo teknologji nuk vjen pa ndihmën e internetit, duke e bërë të mundur atë që të shpreh mendimet e saj mbi politikën e deri tek religjionet. Ka 32 motor dhe senzorë nën lëkurën e saj që e lejon atë t’i shprehë rreth 64 gjeste të ndryshme të fytyrës, transmeton Lajmi.net.

Ajo përdorë një mikrofon të pavarur për të dëgjuar, ka një program për njohjen e zërit, program për diktim, që lejon përmirësimin e aftësisë për të dëgjuar dhe për të mbajtur informata gjatë një bisede. Ajo e sheh botën përmes 2 kamerave dhe ka një program për njohjen e fytyrës, në mënyrë që t’i kujtojë njerëzit që e vizitojnë.

Më poshtë mund ta shihni videon që shfaqë këtë robot: