“Njeti” rus, nuk miratohet rezoluta për Srebrenicën

Rezoluta për Srebrenicën nuk është miratuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, pasi Rusia me një “jo” ka vënë veto. Rusia më parë në seancën e KS të OKB-së, kishte kërkuar që rezoluta për Srebrenicën të mos votohet fare.

Bota

08/07/2015 17:17

Megjithatë, votimi u zhvillua nga ku rrodhën rezultatet me dhjetë vota pro, katër abstenime dhe një kundër, dhe falë votës ruse rezoluta nuk u miratua. Në mesin e kombeve që abstenuan ishte Kina, e cila dje kërkoi që votimi të shtyhet deri sa të mos arrihet një konsensus nga gjithë anëtarët e KS.

Gjatë diskutimit, përfaqësuesi britanik ka deklaruar se “rezoluta nuk akuzon popullin serb, sepse krime kanë kryer të gjithë dhe viktimat janë nga të gjitha palët”.