Njerka vret thjeshtrin 4 – vjeçar, e hedh në ujë të nxehtë

Një djalë 4 – vjeçar ka humbur jetën pasi njerka e tij, e ndëshkoi duke e hedhur në ujë të nxehtë. Ngjarja ndodhi në Ohio dhe vetë njerka njoftoi policinë se kishte gjetur thjeshtrin e saj pa jetë.

Bota

19/03/2016 04:00

4 – vjeçari u transferua për në spital ku u konfirmua i vdekur.

Anna Ritchei, njerka i tha policisë që ajo mbrëmjen e kaluar ajo kishte detyruar fëmijën të fuste këmbët në ujë të nxëhtë, në formë ndëshkimi, por më pas ajo e kishte shtrirë djali në krevat dhe ai nuk kishte pësuar dëmtime.

Shkaqet e vdekjes së vogëlushit po hetohen ende, por 25 – vjeçarja është arrestuar nën akuzën e vrasjes me dashje./tvklan.al