Njeriu që shëtiti të gjitha vendet e botës (përfshirë Kosovën), para moshës 40 vjeçare (Foto)

Personi që shihni në fotografi quhet Gunnar Garfors. Vetëm në vitin 2008 ka vizituar 85 vende të ndryshme të botës, përfshirë edhe Kosovën, raporton lajmi.net. Më poshtë përshkruhen disa nga momentet e të tij më të veçanta.

Bota

09/08/2015 10:55

Pas udhëtimit të tij maratonik në vitin 2008, Garfors kishte vendosur që të vizitoj secilin shtet të botës, gjithsej 198 shtete.

Siç përshkruan ai, 193 shtetet e vizituara janë pjesë e OKB-së, 2 shtetet tjera (Vatikani dhe Palestina) kanë status vëzhgues në OKb, ndërkaq 3 shtete tjera, që Garfors i quan si shtete plotësuese, që nuk janë pjesë e OKB, por që njihen nga shumica e shteteve anëtarë të saj, ku bëjnë pjesë Kosova, Sahara dhe Taiëëani.

Ai e realizoi qëllimin e tij pak vite më pas, përkatësisht në Maj të vitit 2013. Me këtë veprim ai fitoi titullin e njeriut më të ri që kishte shëtitur të gjitha shtetet. Në atë kohë ai ishte gjithsej 37 vjeçar.

Më pas Garfors shkroi një libër të titulluar “198: Si lëviza nga shteti në shtet”, dhe po ashtu ka krijuar një site (http://www.garfors.com/) dedikuar udhëtimeve të tij.

Ajo që e bënë aventurën e tij edhe me interesantë, është fakti që Garfors, i cili punon në një kompani Norvegjeze për transmetim (NRK), asnjëherë nuk e la punën e tij. Në vend të kësaj, ai ndërlidhi punën e tij me aventurat e udhëtimeve, duke dërguar foto mahnitëse kompanisë për të cilën punonte. (lajmi.net)

Ja disa nga momentet me interesante të tij.

 

Gjatë kalimit të kufirit Afganistan – Irak, Garfors, pas ca pritjeve të gjatë pranë ambasadës iraniane iu deshtë të bind ambasadorin Iranian që ai po e viziton Afganistanin si turist, dhe jo si spiun.

Garforos ne kufirin Afganistan-Iran

 

Fotografia e një plaku të vjetër në Afganistan.

Plaku i vjeter ne Afganistan

 

 

Në këtë foto, është i mbuluar turisti Garfors. Kjo fotografi më pas u paraqit edhe në mediat franceze, me mbishkrimin “përpak grua”.

Garforos i mbuluar me veshje Afgane te gruas

 

Gjatë udhëtimeve në Antraktikë, kamioni kishte ngelur në akull. “Solidariteti është diçka shumë e fortë në Antraktikë; secili ndihmon secilin”.

Ne Antraktike

 

Sipas Garfors, pinguinët janë diçka që duhet parë patjetër. Ata janë të mahnitshëm si në notë, ashtu edhe për fotografim.

Pinguinat

 

Garfors nuk ka udhëtuar asnjëherë pas setër. Sipas tij, gjepat e brendshëm i ndihmojnë atij për të ruajtur gjërat esenciale si pasaporta, telefoni, dhe portofoli.

Garforos me seter