Njeriu që hyri brenda shtëpisë së Taylor Swift u dënua me gjashtë muaj burg

Njeriu që hyri në shtëpinë e yllit, Taylor Swift në Nju Jork dhe bëri një sy gjumë u dënua me gjashtë muaj burg.

ShowBiz

06/02/2019 18:19

Sipas New York Post’s, 22 vjeçari, Roger Alvarado me vendbanim në Florida u dënua të martën pasi u deklarua fajtor për shpërfillje penale dhe tentativë për vjedhje, shkruan fox news transmeton lajmi.net.

Alvarado planifikon të kthehet në Florida pas burgimit të tij, i cili është pothuajse i përfunduar dhe i shërben provës pesëvjeçare.

Zyrtarët gjetën Alvarado në gjumë në shtëpinë e yllit në lagjen Tribeca e Manhatanit në prill. Policia thotë se kishte përdorur edhe dushin e saj gjersa Swift nuk ishte aty.

Alvarado gjithashtu, ishte arrestuar në të njëjtën kohë në shkurtin e vitit të kaluar me akuzat për thyerjen e derës së përparme me një lopatë. /Lajmi.net/