Njeriu me shumë ndikim te Kurti shpërndan thirrje për protestë kundër Asociacionit në Berlin

Elvis Hoxha, anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, i njohur në opinion si njeri i afërt dhe me ndikim tek kryeministri Albin Kurti, së fundmi ka folur sërish për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Por, së fundmi Hoxha ka shpërndarë në Facebook një postim duke bërë thirrje për protestë kundër themelimit të Asociacionit në…

Lajme

09/02/2023 12:01

Elvis Hoxha, anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, i njohur në opinion si njeri i afërt dhe me ndikim tek kryeministri Albin Kurti, së fundmi ka folur sërish për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Por, së fundmi Hoxha ka shpërndarë në Facebook një postim duke bërë thirrje për protestë kundër themelimit të Asociacionit në Berlin të Gjermanisë, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit, protesta do të mbahet më 11 shtator para Bundestag-ut në Berlin.

“Me datën 11.02.2023, ora 14:00 e shtunë në Berlin përballë Bundestagu-ut mbahet një protestë! Kundër Asociacionit!”, shkruhet në këtë thirrje të shpërndarë nga Hoxha.

Kujtojmë se ditë më parë, profesori Milazim Krasniqi e kishte cilësuar Elvis Hoxhës si “shef politik të kryeministrit Albin Kurti”.

Ndërkaq, gjatë javëve të fundit është raportuar se Kurti ka pranuar planin franko-gjerman për marrëveshjen Kosovë-Serbi, ku përfshihet edhe themelimi i Asociacionit, ndërsa Kurti sot në Kuvend ka bërë të ditur se nuk mund të flas ende për detajet e planit të prezantuar nga emisarët evropian. /Lajmi.net/