Njeriu i VV-së në RTK, Kica Xhelili: Më vjen keq për atë pak fije shprese që patëm
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar për zgjedhjen e njeriut të VV-së, Rilind Gërvalla, si drejtor në programin shqip të RTK-së. Me anë të një postimi në Facebook, deputetja ka thënë se ky veprim, paraqet hiç më pak se “rikapje të RTK-së”, shkruan lajmi.net. “Fatkeqësisht, sot Bordi i RTK-së zyrtarisht dështoi në këtë…

Lajme
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka reaguar për zgjedhjen e njeriut të VV-së, Rilind Gërvalla, si drejtor në programin shqip të RTK-së.
Me anë të një postimi në Facebook, deputetja ka thënë se ky veprim, paraqet hiç më pak se “rikapje të RTK-së”, shkruan lajmi.net.
“Fatkeqësisht, sot Bordi i RTK-së zyrtarisht dështoi në këtë mision, duke e përzgjedhur si drejtor të televizionit donatorin e partisë në pushtet. Reagime për këtë përzgjedhje ka pasur edhe nga akterë ndërkombëtarë (Federata Evropiane e Gazetarëve)”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë i Kica Xhelilit:
Rikapja e RTK-së
Me procesin e përzgjedhjes së Bordit të ri të RTK-së jam marrë shumë, sikurse jam marrë me shkarkimin e Bordit të kaluar.
Ishte ndër proceset më konsumuese por më transparente asokohe. Proces tejet i vështirë, por me shpresën e vetme që ky Bord do ta bënte pikërisht atë që u munduam ta bëjmë ne gjatë përzgjedhjes: RTK-në ta mbanim të pavarur dhe të paanshme politikisht.
Nuk ishte aspak lehtë por ishte gati mision idealist për pavarësimin e RTK-së.
Dhe e bëmë – për aq sa zgjati.
Fatkeqësisht, sot Bordi i RTK-së zyrtarisht dështoi në këtë mision, duke e përzgjedhur si drejtor të televizionit donatorin e partisë në pushtet. Reagime për këtë përzgjedhje ka pasur edhe nga akterë ndërkombëtarë (Federata Evropiane e Gazetarëve).
Më vjen shumë keq, që në atë pak fije shprese që kemi pasur në pak institucione që nuk po gjymtohen nga nepotizmi dhe politizimi, tani u ripërfshi edhe RTK-ja. /Lajmi.net/