Njeriu i ndryshuar
Ylli i Liverpoolit, Luis Suarez ka thënë se është njeri i ndryshuar dhe dëshiron të dëshmojë këtë me qëndrimin e tij në fushë. Sulmuesi uruguaian ka shkëlqyer deri më tani gjatë këtij sezoni dhe u shpall futbollisti më i mirë në Premierligë për muajin dhjetor pasi realizoi rekord 10 gola. Suarez mungoi në pesë xhirot…

Sport
Ylli i Liverpoolit, Luis Suarez ka thënë se është njeri i ndryshuar dhe dëshiron të dëshmojë këtë me qëndrimin e tij në fushë.
Sulmuesi uruguaian ka shkëlqyer deri më tani gjatë këtij sezoni dhe u shpall futbollisti më i mirë në Premierligë për muajin dhjetor pasi realizoi rekord 10 gola.
Suarez mungoi në pesë xhirot e para të këtij edicioni pasi shërbeu suspendimin prej 10 ndeshjeve pas kafshimit të mbrojtësit të Chelseas, Branislav Ivanovic në prill.
26-vjeçari u rikthye furishëm duke shndërruar Liverpoolin në një prej konkurrentëve për titull. Dhe, ka pranuar se ka ndryshuar.
“Temperamenti im, qëndrimi, dëshira dhe uria kur jam në fushën e lojës gjithmonë kanë qenë njësoj dhe do të vazhdoj të jem kështu. Por, e di se tani duhet ta kontrolloj më tepër”, deklaroi Suarez për ESPN.
“Një shembull për këtë ndodhi dy javë më parë kur kisha një goditje në portë dhe qëllova shtyllën, topi u kthye dhe më preku në dorë, dhe isha duke e dërguar brenda para se të ndalem. Nëse një gjë e tillë do të më kishte ndodhur dy muaj më parë, do ta godisja. Këto gjëra mbeten në mua dhe ju them se kam ndryshuar”, u shpreh ai.