Gjërat që njerëzit kreativ i bëjnë pa menduar dy herë

Njihni dikë që është shumë kreativ në mënyrë muzikore, artistike apo në përgjithësi? Çfarë mendoni për të? A ka diçka të veçantë në lidhje me ta? Lexoni më poshtë për të mësuar më shumë.

Lifestyle

02/04/2015 18:09

Gjithkush e ka aftësinë për të qenë një person kreativ. Njerëzit kreativ nuk lindin të tillë, ata punojnë shumë për vite të tëra për të përsosur talentin e tyre, për të mësuar më shumë dhe për të shprehur energjinë e tyre imagjinative.

Njerëzit kreativ kanë tendencë t’i kenë këto tipare si më poshtë:

Ata punojnë, por vetëm kur ka punë për ta.
Ata ndjejnë se duhet t’i shprehin mendimet e tyre kreative me vullnetin e vet, dhe jo me kërkesën e njerëzve tjerë, transmeton Lajmi.net.

Ata nuk kanë të ngjarë të kenë një punë ‘normale’.
Çfarë është punë normale sidoqoftë? Shpesh njerëzit kreativ mendojnë se puna normale e pengon aftësinë e tyre për t’u rritur dhe zhvilluar, si dhe i pengon ata të shprehin veten e tyre.

Ata inspirohen në shumë gjëra të ndryshme.
Njerëzit kreativ gjejnë inspirim edhe në gjëra të vogla. Ata e shohin botën si një kanavacë dhe gjejnë frymëzim në vende të pazakonshme.

Ata pyesin vazhdimisht për gjithçka.
Edhe nëse nuk jeni kreativ, ky është një tipar i mirë. Njerëzit kreativ mbajnë imagjinatën e tyre të lartë aktive dhe shpesh pyesin vetën për gjëra të mëdha dhe të vogla, transmeton Lajmi.net.

Ata nuk i frikësohen dështimit.
Çdokush dështon ndonjëherë, dhe këtë të gjithë e dimë. Por, ju do të dështoni me të vërtetë nëse nuk vazhdoni para edhe pas dështimit.

Ata janë shumë të pavarur.
Ata nuk presin që të tjerët t’u tregojnë çfarë duhet të bëjnë dhe kur. Ata punojnë mirë dhe ecin në rrugën e tyre.

Ata i njohin rreziqet e vendimeve të tyre.
Dhe ata shpesh marrin mirënjohje për rreziqet të cilat i marrin. Ata dëshirojnë të provojnë gjëra të reja dhe situatat e rrezikshme i bëjnë ata më të gjallë dhe i zgjerojnë horizontet e tyre.

Ata përdorin situatat e dhimbshme për të mbushur pasionin e tyre.
Kur lëndohen nga dikush apo në disa situata, njerëzit kreativ e përdorin këtë për t’i mbushur pasionet e tyre kreative dhe i ndërtojnë idetë e tyre me energjitë e reja.

Ata duan një vetë-zhvillim të vazhdueshëm.
Duke zhvilluar vetën e tyre, ata zhvillojnë prizën e tyre krijuese, çfarëdo që mund të jetë ajo.

Ata nuk frikësohen që t’i lënë mendimet e tyre të bredhin.
Duke pasur ëndrra, ata e lejnë imagjinatën e tyre që të bëhet pak e egër. Nuk ka nevojë për të pyetur për këtë. Kjo për ta sjellë ide të reja, i ndihmon ata që të mendojnë rreth problemeve të vjetra dhe koncepteve pak më ndryshe se të tjerët, dhe në fund, ata shkojnë drejt konkluzioneve më të thella.

E gjetët vetën apo shokun tuaj në këtë listë? Shpërndajeni me miqtë tuaj!