Njerëzit reagojnë për ndryshimet klimatike duke pyetur tashmë “Google”

Sipas “The National Oceanic and Atmospheric Administration” qershori i këtij viti ka qenë muaji më i nxehtë në histori e temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim.

Bota

22/07/2015 20:34

Ajo ç’ka po ndodh në këto kushte, bëhet me dije për “The Huffington Post”  është që njerëzit po pyesin “Google-in” në lidhje me ndryshimin e klimës.

Edhe pse të dhënat e “Google” nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimin e njerëzve ndaj ndryshimeve klimatike apo çështje të tjera të mjedisit, ka një konsensus në komunitetin shkencor që ndryshimi i klimës po ndodh e se janë kryesisht njerëzit përgjegjës për të.

Kjo sipas tyre  është një kërcënim për aktivitetet e njeriut dhe botën natyrore. Ndërkohë që  ndryshimi i klimës është pranuar edhe nga Senati i SHBA dhe Kombet e Bashkuara.

klima-ndryshimet-01Google ka publikuar të dhëna se si përdoruesit e kërkimit janë duke reaguar për valën intensive të të nxehtit të kësaj vere.

Në Shtetet e Bashkuara, ndryshimi i klimës është veçanërisht i përfolur në Distriktin e Kolumbias, ku Senatori Vermont dhe kandidati demokrat për president  Bernie Sanders ka qenë një mbrojtës i hapur i mbrojtjes së mjedisit.

Google gjithashtu ofroi të dhëna nga vende të tjera në botë. Kërkimet që lidhen me ndryshimet klimatike ishin jashtëzakonisht popullore në vendet e Paqësorit Jugor, në Afrikë, në Amerikën Qendrore. Trendi i të dhënave nga Google tregon edhe një ndryshim në mënyrën se si njerëzit flasin në lidhje me mjedisin. “ Ne nuk e përdorim më  fjalën “ngrohja globale”. Pas vitit 2008 ne flasim për “ndryshime klimatike”-shprehen studiuesit.

Interesi  për ngrohjen globale  arriti kulmin në mars 2007 kur gjatë kësaj kohe një grup kërkimor i sponsorizuar nga OKB deklaroi se ngrohja e temperaturave të tokës ka shumë të ngjarë të  jetë shkaktuara nga rritja e gazeve serë të shkaktuara  nga njeriu./ATSH

klima temperaturat ndryshimet klimatike