Njerëzit e fundit të veçantë në Nepal (Foto)

Këta janë njerëzit e fundit të cilët jetojnë në mes të pyjeve në Nepal, numri i të cilëve është më i vogël se 150, ndërsa fotografi Andrew Newey shkoi atje vetëm për t’i fotografuar.

Fun

10/05/2016 19:22

Ndarja e punës së tyre dallon nga gjinia. Femrat kryesisht bëjnë punët e përditshmërisë si larje, gatim, mbledhin ujë, dhe prejnë dru për zjarr, transmeton lajmi.net.

Vajzat e reja bluajnë grurin ndërsa fëmijët e vegjël i ndihmojnë ato. Ndërkaq burrat bëjnë punët më të rënda fizike.

Pas sulmeve që ndodhën aty ku një fis i tëri u vra,  fëmijët janë paralajmëruar të mos largohen nga zona ku ata jetojnë.

Pavarësisht presionit shume të madh, fotografi ka arritur të kap skena shumë të mira të familjarëve të ulur përreth zjarrit, dhe gratë duke gatuar për të ngrënë së bashku. /lajmi.net

Child with wood