Të Infektuar: 17.591

Të Shëruar: 14.979

Të Vdekur: 659

Njerëzit duan shërbime më të mira themelore dhe solidaritet global, thotë hulumtimi i OKB-së

17:28 | 21 Shtator 2020

Një hulumtim i kryer nga Kombet e Bashkuara zbuloi se prioriteti i menjëhershëm për shumicën e njerëzve ishin shërbimet themelore më të mira përballë pandemisë së koronavirusit.

“Mes krizës aktuale të COVID-19, përparësia e menjëhershme për shumicën e të anketuarve është përmirësimi i qasjes në shërbimet themelore – kujdes shëndetësor, ujë të pastër, kanalizime dhe arsim. Së dyti njerëzit kanë renditur një solidaritet më të madh ndërkombëtar dhe rritje të mbështetjes për ata që janë goditur më rëndë”, thanë Kombet e Bashkuara.

Të anketuarit ishin gjithashtu të shqetësuar për krizën e klimës dhe shkatërrimin e mjedisit.

Më shumë se një milion njerëz nga e gjithë bota morën pjesë në hulumtim, raporton DPA.

Rezultatet u bën publike të hënën, derisa Kombet e Bashkuara po shënojnë 75 vjetorin e themelimit.

Rastet e para me koronavirus u paraqitën në fund të vitit 2019 në Kinë.

Në muajin mars Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli pandeminë e COVID-19.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins me seli në SHBA deri më tani në nivel global janë infektuar 31,103,347 njerëz./rel