Njëra nga motrat Kardashian largohet nga reality-shou “KUWK”

Pas 12 vjetësh qëndrimi në reality-shoun "Keeping Up With The Kardashians" largohet Kourtney Kardashian.

ShowBiz

08/11/2019 16:46

Kourtney Kardashian ka njoftuar se po tërhiqet nga “Keeping Up With The Kardashians” për t’u përqendruar në familjen e saj, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Ylli i reality-shout, 40-vjeçe, e cila është pjesë e “KUWK” që nga vitit 2007, njoftoi për vendimin e saj pranë motrave Kim dhe Khloe.

Duke folur për “Entertainment Today”, ajo tha “Unë thjesht vendosa të kaloj më shumë kohë si nënë dhe të vendosja më shumë energjinë time atje”.

“Por unë nuk po i them lamtumirë…mendoj që ju do të shihni më shumë në sezonin e ri (sezoni 18). Ai nuk po transmetohet akoma, por është duke u filmuar, tani në këtë dhomë”, shtoi ajo.

Khloe Kardashian tha se shpreson që Kourtney do të kthehet në reality-shoun e familjes në një moment.

35-vjeçarja shpjegoi: “Ne e duam patjetër Kourtneyn dhe do të na mungojë dhe çfarëdo që ajo vendos të bëjë, por njerëzit vijnë dhe shkojnë gjatë gjithë kohës në këtë familje.” Ajo shtoi: “Ne ndjehemi sikur është një derë rrotulluese , kështu që Kourtney mund të largohet këtë javë, ajo do të kthehet. Të gjithë kthehen “.

Kourtney ka tre fëmijë me ish-partnerin, Scott Disick – djemtë Mason, nëntë vjeç, Reign, katër vjeç dhe vajzën Penelope, shtatë – dhe shpesh ka folur për rëndësinë e familjes. /Lajmi.net/