Njëra Kore “prostitutë”, tjera “e rreme”

Koreja e Veriut ka akuzuar Washingtonin dhe Seulin se kanë falsifikuar rezultatet e një hetimi, që ka konstatuar se Phenjani ka përdorur aeroplanë të vegjël telekomandues për të spiunuar Korenë e Jugut.

Bota

12/05/2014 14:56

Ushtria e Koresë së Veriut ka akuzuar SHBA-të se po mbështet qeverinë e presidentes së Koresë së Jugut, Park Geun-hye, të cilën Phenjani e ka quajtur “prostitutë politike”.

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë ekzaminuar tre avionë të telekomanduar, të zbuluar në muajin mars, raporton RFE.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme jugkoreane, Kim Min-Seok, ka thënë se Koreja e Veriut nuk është shtet i vërtetë, dhe se ekziston vetëm për përfitimet e një personi, duke iu referuar kështu liderit të saj, Kim Jong Un.