Një vit pa Lecin

Një vit më parë ndërroi jetë humoristi Ibrahim Krajkova, i njohur për publikun shqiptar si Leci.

ShowBiz

14/11/2016 10:18

Krajkova ndërroj jetë në moshën 68 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.

Ai ishte bërë i famshëm që nga projekti filmik “Treshi përsheshi”, i përbashkët me Rasim Thaçin, apo i njohur si Cima, dhe Sevdai Radogoshin, i njohur si Qumili.

Leci ka luajtur edhe në “Nusja nga Diaspora”, “Molla me erë” dhe “Peshku i Artë”, dhe përveç kësaj ai është i njohur për batutat e tij edhe në shumë projekte video muzikore. /KP/