Një vit nga vrasja e Liridona Ademaj, vëllai i saj: Të morën nga ne në moshën më të mirë, e në mënyrën më dinake

Sot bëhen një vit nga vrasja e Liridona Ademaj. Në përvjetorin e saj vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj ka bërë një postim në Facebook. Ai ka thënë se Liridonën gjithmonë do të kujtojnë si  si një motër e mrekullueshme, një vajzë e bukur, një Nënë fantastike, e një grua e fortë. “Na mungon pa fund,…

Lajme

29/11/2024 10:32

Sot bëhen një vit nga vrasja e Liridona Ademaj.

Në përvjetorin e saj vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj ka bërë një postim në Facebook.

Ai ka thënë se Liridonën gjithmonë do të kujtojnë si  si një motër e mrekullueshme, një vajzë e bukur, një Nënë fantastike, e një grua e fortë.

“Na mungon pa fund, malli për ty shtohet dita e dites e mungesa jote vrehet çdo moment. Do të kujtojmë gjithmonë me mallë, si një motër e mrekullueshme, një vajzë e bukur, një Nënë fantastike, e një grua e fortë. Të moren nga ne në moshën me të mire, e në mënyren me dinake.” ka shkruar ai në Facebook.
Ai tutje është shprehur edhe për mbrëmjen e 29 nëntorit të vitit të kaluar pikërisht atë natë kur mori lajmin për vrasjen e Liridonës.
“Ende e mbaj mend sa e dhimbshme ishte ajo natë, sa më ishin lodhur sytë dhe zemra.Më kujtohet ende se si për pak sa nuk më merrej fryma ndërsa po qaja,dhe se si po përpiqesha të ndaloja zhurmën që mund të bëja.Nuk do ta harrojmë kurrë sa e vështirë ishte për ne, nuk do ta harrojmë kurrë atë dhimbje .Qofsh banore e Xhennetit Motër, të kujtojmë gjithmonë me mallë e dashuri familja Ademaj si dhe djemtë Diar dhe Dion.” ka shkruar tutje ai./Lajmi.net/