Një vit nga ‘makthi’ që Barcelona përjetoi në Anfield
Saktësisht një vit më parë është zhvilluar një nga gjysmëfinalet më historike në Ligën e Kampionëve, ku Liverpool mposhti 4:0 Barcelonën për të kaluar në finale.

Sport
Kjo ndeshje do të mbetet përgjithmonë në analet e historisë, Liverpool regjistroi një paraqitje spektakolare, fitoi 4:0, duke përmbysur rezultatin 3:0 të Barcelonës nga ndeshja e parë në ‘Camp Nou’.
Katalanët erdhën në ‘Anfield Road’ në 7 majin e vitit të kaluar si favorit absolut, por dështimi në këtë ndeshje, la pasoja të mëdha te lojtarët, gjë e cila u përsërit njëjtë, sikurse kur u përmbysen nga Roma një vit më herët.
“Duhet të zhytemi thellë në çështjet psikologjike për të kuptuar shkaqet e kësaj humbje”, kishte deklaruar Ter Stegen menjëherë pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.
“Ne ishim të pafat”, deklaroi Messi. “Anfield është një makth që do të zgjas”, ka shtuar Pique.
“Nuk doja të largohesha nga shtëpia pas asaj humbje. Ishte shumë e vështirë. Me të vërtetë pata një kohë të vështirë, si shumica e shokëve të tij”, deklaroi Suarez.
Anfield pati një efekt shkatërrues për Barcelonën, sepse që nga ajo kohë, klubi ishte zhytur në një krizë të thellë në të gjitha nivelet./Lajmi.net/
