Një tjetër zyrtar rus gjendet i vdekur në shtëpinë e tij
Është raportuar edhe për një tjetër zyrtar të vdekur në shtëpinë e tij në Moskë, zyrtar nga ministria e jashtme e Rusisë, që besohet të ketë vdekur nga plagët e marra pak orë pas vrasjes së ambasadorit rus.

Bota
Sipas njoftimeve të pakonfirmuara, trupi besohet të jetë i një prej shefave të departamenteve në kuadër të ministrisë së jashtme të Rusisë, transmeton lajmi.net.
Policia ka bërë të ditur se ka gjetur dy plumba së bashku me një armë, nën lavamanin e kuzhinës.
Brenda në shtëpi, ka qenë edhe gruaja e zyrtarit emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur.
Për këtë rast, Kremlini as nuk ka mohuar as nuk ka konfirmuar asgjë, ndërkohë ka pasur spekulime se ky incident mund të ketë qenë vrasje apo vetëvrasje.
Ky lajm tronditës vjen menjëherë pas lajmit që ambasadori rus Andrei Karlov u vra në Turqi në një galeri arti, më saktësisht në Ankara. /Lajmi.net/