Një tjetër shqiptare drejt famës botërore, bashkëpunim me Skrillex (Video)

Vitet e fundit duket të jenë të destinuar për suksesin e shqiptarëve nëpër botë. Pas Rita Orës, Dua Lipës e Bebe Rexhës emra të rinj po ngjiten çdo ditë e më shumë.

ShowBiz

07/02/2016 11:48

Njomza është artistja më e re që ka regjistruar një bashkëpunim me yll të nivelit botëror, atë Skrillex.

“Pretty Bye Bye” mban emrin kënga për të cilën ka shkruar edhe revista e njohur ndërkombëtare Billboard.

Aty u përmend edhe emri i Njomzës e cila jeton në Chicago. Njomza është shprehur në twitter se 100% shqiptare e këtë e ka shprehur edhe në fotografi me prapavijë shqiponjën.

Njomza edhe ka mbajtur koncerte me shumë të pranishëm por pritet që pas bashkëpunimit me Skrillex dyert e muzikës botërore të hapen akoma dhe më shumë.

YouTube player