Një tjetër shqiptar në Paderborn, ish-mbrojtësi i Prishtiëns afër marrëveshjes me klubin gjerman
Mbrojtësi i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Visar Musliu mund të bëjë një ndryshim skuadre gjatë afatit kalimtar. Siç raportohet në rrjetet sociale, mbrojtësi shqiptar mund të transferohet te skuadra nga Bundesliga ll, Paderborn, shkruan Lajmi.net Momentalisht Musliu është duke luajtur në ekipin gjerman, Ingolstadt, që bën gara në Bundesliga lll, dhe një marrëveshje me…
Sport
Mbrojtësi i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Visar Musliu mund të bëjë një ndryshim skuadre gjatë afatit kalimtar.
Siç raportohet në rrjetet sociale, mbrojtësi shqiptar mund të transferohet te skuadra nga Bundesliga ll, Paderborn, shkruan Lajmi.net
Momentalisht Musliu është duke luajtur në ekipin gjerman, Ingolstadt, që bën gara në Bundesliga lll, dhe një marrëveshje me ekipin e Paderborn do ishte e mirëseardhur.
Në rast transferimi, 28-vjeçari do bëhej lojtari i dytë shqiptarë që luan në ekipin e Paderborn, pas Florent Muslija.
Kujtojmë që vlera e futbollistit shqiptar që një kohë luajti edhe te ekipi nga Superliga e Kosovës, Prishtina, shkon deri 500 mijë euro./Lajmi.net/
Visar Musliu is in the final stages of negotiations with SC Paderborn 07. If all goes to plan, the contract with the Bundesliga 2 side will be signed on Monday.
{SportMedia} pic.twitter.com/tZ8N3GjJF1
— Football Macedonia (@MacedonianFoot_) June 23, 2023