Një tjetër deputet i PS-së i dënuar për trafik droge
Disa media opozitare në Shqipëri kanë nisur të përflasin edhe një tjetër deputet socialist që sipas tyre rezulton të jetë i dënuar për trafik droge jashtë Shqipërisë.
Lajme
Bëhet fjalë për deputetin e qarkut të Durrësit, Artur Bushi, i cili ishte i gjashti në listën e kandidatëve të Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit në zgjedhjet e vitit 2013.
Mediat pranë opozitës raportojnë se Artur Bushi ka qënë pjese një grupi kriminal që bënte transportin e drogës nga Amsterdami në Itali.
Mbi aktivitetin kriminal të Bushit nuk jepen shumë detaje, por thuhet se ai është arrestuar dhe dënuar në Itali për trafik droge.
Këto media i referohen edhe një artikulli të vitit 2010 të portalit, varesenews.it ku emri i Artur Bushit përmendet si një prej pjesëtarëve të një grupi kriminal të trafikut të kokainës.
Në këtë artikull përmenden edhe emrat e bashkëpunëtorëve të Artur Bushit si dhe detaje nga hetimet që thonë se nga ky aktivitet grupi kishte arritur që të siguronte 1 milionë euro të ardhura.