Një tjetër aksident në Parallovë, vetura rrotullohet në mes të rrugës

Një automjet është rrotulluar në Parallovë të Artanës. Sipas pamjeve të dërguar nga një lexues i lajmi.net, shihet se vetura është rrotulluar në mes të rrugës. Aksidenti ka ngadalësuar edhe qarkullimin e veturave të tjera për shkak të bllokimit të një pjese të rrugës. Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë…

Lajme

01/04/2023 11:00

Një automjet është rrotulluar në Parallovë të Artanës.

Sipas pamjeve të dërguar nga një lexues i lajmi.net, shihet se vetura është rrotulluar në mes të rrugës.

Aksidenti ka ngadalësuar edhe qarkullimin e veturave të tjera për shkak të bllokimit të një pjese të rrugës.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Policia e Kosovës.

Kujtojmë se lajmi.net raportoi edhe më herët për një veturë tjetër e cila si pasojë e humbjes së kontrollit ishte rrotulluar në fshatin Kishnicë. /Lajmi.net/