Një titull, arritje fantastike

Sir Alex Ferguson beson se do të ishte “arritje fantastike” nëse David Moyes arrin të fitojë një titull në sezonin e rij të parë në postin e menaxherit në Manchester United. Moyes ka bërë një nismë të dobët të aventurës në Old Trafford, prej kur zëvendësoi Fergusonin gjatë verës. United gjendet në pozitën e tetë…

Sport

20/10/2013 13:05

Sir Alex Ferguson beson se do të ishte “arritje fantastike” nëse David Moyes arrin të fitojë një titull në sezonin e rij të parë në postin e menaxherit në Manchester United.

Moyes ka bërë një nismë të dobët të aventurës në Old Trafford, prej kur zëvendësoi Fergusonin gjatë verës. United gjendet në pozitën e tetë në Premierligë dhe nuk arriti më tepër se një barzim 1-1 me Southamptonin të shtunën, që i ka lënë tetë pikë prapa liderit Arsenal.

Moyes tashmë ka hedhur poshtë shanset e skuadrës së tij për të triumfuar në Ligën e Kampionëve, por Ferguson beson se bashkëkombësi i tij mund të shijojë sukses në edicion debutues në detyrë.

“Për Davidin, fitimi i një trofeu do të ishte arritje fantastike”, deklaroi Ferguson për MUTV.

“Çelësi për të është të mos bëjë asgjë më shumë ose pak, por të vazhdoj të bëjë atë që ka bërë klubi në 20 vjetët e fundit. Pa marr parasysh çka është, League Cup, FA Cup, Kupë e Evropës ose Premierliga. Ne gjithmonë kemi caktuar prioritete dhe David është i vetëdijshëm, por shpresoj se do ti arrijë”, përfundoi Ferguson.