Një tigër ecën 1 mijë kilometra për të kërkuar partner për marrëdhënie seksuale

Ky është tigri që ka ecur 1 mijë kilometra vetëm që të kryej marrëdhënie seksuale.

Fun

05/12/2019 12:52

Tigri gati dy vjeçar që ka thyer rekordin e ecjes në Indi, me 1 mijë e 300 kilometra në vetëm disa muaj.

Pasi e la shtëpinë e tij në qershor të këtij viti, tigri ka kaluar dy shtete të Indisë- që besohet që ka kërkuar një partnere për seks, transmeton lajmi.net.

Përveç që ka kaluar nëpër ferma, ujë dhe male, ai ka ardhur në kontakt me jo shumë njerëz, vetëm se njëherë aksidentalisht ka lënduar një grup të personave të cilët po eksploronin në vend, kur kafsha ishte duke pushuar, raporton BBC.

Për të qëndruar i sigurt, tigri më së shumëti ka ecur gjatë natës, ndërsa gjatë ditës ka pushuar, duke vrarë derrat dhe bagëtinë për ushqim.

Nuk raportohet që ka pasur konflikte serioze me njerëz. Raportohet se numri i tigrave në Indi është në rritje. /Lajmi.net/