Një tifoz bie rrëzohet pa ndjenja në ndeshjen Newcastle – Tottenham, ndërprehet ndeshja për disa minuta

Ndeshja mes Newcastle Unitedit dhe Tottenhamit për disa minuta u ndërpre.

Sport

17/10/2021 18:24

E tëra ndodhi pasi një tifoz ra pa ndjenja në tribunë dhe ishte ylli i Tottenhamit, Sergio Reguilon që lajmëroi arbitrin për të ndalur ndeshjen, transmeton lajmi.net.

Kurse, qendërmbrojtësi Eric Dier vrapoi menjëherë te stafi mjekësorë duke iu kërkuar të kujdesen për tifozin.

Për të parë momentin e ndërprerjes: VIDEO

Ndërkohë, Newcastle përmes një komunikate bëri me dije se tifozi nuk është në rrezik për jetë dhe e kanë dërguar në spital./Lajmi.net/

https://twitter.com/doncorleone_78/status/1449772785467752450