Një tërmet i lehtë
Është regjistruar një lëkundje e tokës në rrethinën e Mitrovicës. Sipas Institutit Seizmologjik të Serbisë, epiqendra e këtij tërmeti është regjistruar rreth 10 kilometra në veriperëndim të Mitrovicës.

Lajme
Sot, rreth orës 09:14 është regjistruar një termet në rajonin e Mitrovicës, me fuqi prej 3.8 shkallë të rihterit.
Epiqendra e këtij tërmeti është regjistruar rreth 10 kilometra në veriperëndim të Mitrovicës, raportojnë mediat serbe. I njëjti është ndjerë edhe në pjesë të tjera të veriut të Mitrovicës në Leposaviq, Zveçan, por edhe në rajonin e Prishtinës.
Edhe Qendra Seizmologjike për Mesdheun ka bërë të ditur se tërmeti ka pasur magnitudën 3.9 M dhe ka ndodhur 27 kilometra në veriperëndim të Prishtinës.
Epiqendra raportohet të ketë qenë në thellësi prej 5 kilometrash
Raportohet se lëkundje të tokës janë regjistruar edhe ditën e djeshme rreth orës 8 e 45 në Mitrovicë, por me një magnitutë 2.9.