Një tërmet i fuqishëm godet Malatyan e Turqisë – pamje që tregojnë momentin e dridhjeve

Një tërmet me magnitudë 5 ka goditur Turqinë lindore të premten, sipas agjencisë së vendit të katastrofave.

Bota

06/06/2020 08:27

Sipas medieve turke, përcjell Telegrafi, tërmeti ndodhi në thellësinë prej 7 kilometrash (4.3 milje) në rrethin Pütürge të provincës Malatya, tha Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në faqen e tij të internetit.

YouTube player

Po sipas të njëjtit institucion, tërmeti, i cili u ndje në provincat fqinje, ndodhi në orën 9.06 të mbrëmjes, sipas kohës lokale.

YouTube player

Guvernatori i Malatya, Aydın Barush, ka thënë për mediat turke se deri më tani nuk ka raportime për viktima, megjithëse situata ende po monitorohet.

YouTube player

Ndërkohë janë publikuar disa pamje që tregojnë reagimet e banorëve në momentin e dridhjeve.