Një tërmet goditi Maqedoninë e Veriut, dridhjet u ndien edhe në Kosovë

Një tërmet ka ndodhur mbrëmë vonë në Maqedoninë e Veriut.

Lajme

09/04/2019 12:19

Tërmeti me magnitudë 3.2 është dëgjuar edhe në disa pjesë të Kosovës.

Tërmeti u dëgjua saktësisht në orën 00:44 të orës lokale, shkruajnë mediat maqedonase.

Duhet përkujtuar që Kosova ka pasur disa raste kur është prekur nga tërmetet ndër vite, por ndër tërmetet që pati shkaktuar më së shumti dëme ishte në vitin 2004.