Një studim tregon se ajri brenda në shtëpi është më i papastër se jashtë, ja pse

Kur dëgjojmë apo lexojmë për ‘ndotjen e ajrit’ gjëja e parë që na bie në mend janë ajri i ndotur jashtë nga tymi dhe makinat. Sido qoftë, sado i keq që është ajri jashtë, ndotja brenda është një rrezik i vërtet.

Lifestyle

08/11/2019 23:30

Po, jeni duke e lexuar mirë, ajri brenda shtëpisë suaj, punës, apo edhe të palestrës mund të jenë shumë më të rrezikshme sesa ajri jashtë.

Sipas këtij studimi, ajri brenda mund të jetë më i ndotur sesa jashtë. Dhe është konkluduar se 90% e njerëzve shpenzojnë kohë brenda, në shtëpi, punë, shkollë etj, raporton “Bright Side”, transmeton lajmi.net.

Brenda shtëpisë tuaj është një përzierje e ndotjeve që i keni marr nga jashtë. Po ashtu, edhe produktet e pastrimit dhe të tjerat janë të dëmshme në hapësirën ku jetoni.

Kjo tregon se shumë njerëz janë në rrezik nga ndotja e ajrit dhe kjo sidomos është e dëmshme për fëmijët dhe personat më të moshuar dhe personat që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Eskpertët këshillojnë që të instalohen sensorë të mjedisit. Ata mund ta ndjekin cilësinë e ajrit që thithim. /Lajmi.net/