Një shqiptar nga Kosova nderohet nga Papa Françesku (Foto)
Arianit Shehu, drejtori ekzekutiv i NDI (Instituti Demokratik Kombëtar) për Lindje të Mesme me bazë në Aman të Jordanisë ka marrë një medalje te veçante, hiç më pak se nga Papa Françesku.
Lajme
Shehu është nderuar me Medaljen e Vitit të Shenjtë të Mëshirës.
Në motivacion thuhet se “Hirësia e tij, siguron lutje mbështetjeje për ju, familjen tuaj dhe të gjithë ata përkushtimi dhe sakrifica e të cilëve shpëton jetë të panumërta, shpërndanë dashuri dhe mëshire, duke i dhëne lavdi Zotit”!
Në një postim te tij ne rrjetin social Facebook, Shehu ka thënë se “Si një mysliman që jam, ndjehem veçanërisht i nderuar që një medalje e tillë me vjen në vitin e shenjtërimit të Nënë Terezës”.
Instituti Kombëtar Demokratik për Çështje Ndërkombëtare është një organizate jo-fitimprurëse e themeluar nga ish Sekretarja e Shtetit zonja Medlin Ollbrajt dhe punon me partnerët në vendet në zhvillim për të rritur efektivitetin e institucioneve demokratike. /Lajmi.net/