Një shpërthim tjetër trondit Kinën (Foto)
Një tjetër shpërthim ka tronditur qarkun Liucheng në pjesën jugore të Kinës gjatë të enjtes, duke shkatërruar kështu një ndërtesë gjashtë katëshe, derisa vetëm një ditë më parë kanë ndodhur edhe një seri tjetër shpërthimesh që kanë lënë të vdekur shtatë persona dhe 50 të plagosur, shkruan “RT”.

Bota
Sipas Xinhua, shpërthimi kishte në shënjestër një ndërtesë civile pranë zyrës së administratës të autostradave në Liucheng. Fillimisht nuk dihej nëse nga shpërthimi kishte viktima, transmeton lajmi.net.
Policia lokale pritet gjatë ditës të mbajë një konferencë për shtyp në lidhje me shpërthimin e fundit dhe 17 të tjera, që kanë goditur këtë rajon gjatë të mërkurës pasdite.
Shpërthimet e mbrëmshme kishin në shënjestër një spital, lokale afariste, qendra tregtare, një stacion të autobusëve dhe disa ndërtesa qeveritare në Guangxi Zhuang në pjesën jugore të Kinës. (lajmi.net)