Një serb humb jetën në Llabjan
Në aksin Llabjan- Parallovë, të shtunën ka ndodhur një aksident trafiku ku jetën e ka humbur një serb, derisa lëndime ka marrë bashkëshortja e tij.
Lajme
Aksidenti ka ardhur për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.
Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale ka thënë për rajonipress se aksidenti ka ndodhur të shtunën në afërsi të fshatit Llabjan derisa qytetari serb i vdekur është nga Parallova.
Në këtë aksident lëndime të rënda ka marrë edhe bashkëshortja e tij. Aksidenti është pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë në rrugë dhe përplasjes së mjetit jashtë rrugës.
Trupi i pa jetë i viktimës sipas Hashanit është dërguar për obduksion kurse sektori i trafikut është duke i udhëhequr hetimet.