Një rrëfim ushtarak amerikan për Kosovën (Foto)

Me familjarët e miqtë i shkëmbyen përshëndetjet, teksa po i priste nisja për një mision ushtarak. 300 ushtarë amerikanë do të vendosen në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, për ta ruajtur paqen dhe stabilitetin.

Lajme

03/05/2015 22:13

Jerry Max Stroud po e mbante në krahë nipin e tij ndërkohë që po përcillte marshin e të birit, Majorit Jerry Max Stroud Jr. i cili do të jetë pjesë e njësisë së 30-të të Brigadës së Armatosur të Gardës Kombëtare të SHBA-ve, që do të niset me mision në Kosovë.

Kjo do të jetë hera e katërt që Majori Stroud do të shkojë jashtë kufijve oqeanikë. Babai i tij me krenari tregon dashurinë që i biri ka për ushtrinë dhe beson se nuk do të pensionohet derisa të mos e mundë mosha.

aa

Ndërsa Majori Stroud Jr. pohon se është më se krenar për prindërit që i kanë ndihmuar të kujdeset për fëmijët e tij, i dyti prej të cilëve u lind gjatë periudhës kur ishte me mision në Irak.

Në Kishën Baptiste në Raleigh, në Karolinën Veriore, më shumë se 1000 pjesëtarë të familjeve, miqve dhe veteranëve ushtarakë kanë qenë pjesëmarrës në ceremoninë e nisjes së 320 ushtarëve me mision.

Anëtarët e Gardës së Ushtrisë Kombëtare të Karolinës së Veriut, para se të nisen me mision njëvjeçar në Kosovë, do të ndalojnë në “Fort Bliss”, në Teksas, dhe në Gjermani.

Njësia e 30-të e Brigadës së Armatosur e Gardës Kombëtare është emëruar “Old Hickory”, për nder të presidentit Andreë Jackson.

aaa

Komandanti i njësisë, Koloneli Vernon Simpson, ka folur para të pranishmëve rreth misionit në Kosovë dhe natyrës unike të detyrave që ka kjo task forcë.

“Misioni ynë është që të sigurojmë një ambient të qetë dhe të sigurt, që t’i mbrojmë interesat vitale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan”, ka thënë Simpson.

“Primare e kemi që ta parandalojmë ndikimin e ekstremistëve të dhunshëm në regjion, të ndihmojmë në vetëdijesimin e opinionit rreth gjërave që kërcënojnë stabilitetin dhe paqen në rajonin e Ballkanit”.

Një aspekt tjetër i misionit është që të ndihmojë në zbutjen e vuajtjeve të shkaktuara nga gjenocidi në Kosovë.

aaaa

Kjo njësi ushtarake po dërgohet në Kosovë si pjesë e misionit paqeruajtës të NATO-s, që gjendet në Ballkan prej vitit 1990, qyshkur Serbia kishte filluar spastrimin etnik në këtë rajon.

Koloneli Simpson ka bërë të ditur se pjesëtarët e njësisë ushtarake janë të specializuar si inxhinierë, avokatë e oficerë policie, por edhe në profesione tjera, dhe janë të gatshëm që të punojnë me nivele të ndryshme të qeverisjeve lokale në Kosovë.

 

Përball ushtarëve u mbajtën fjalime motivuese nga gjeneralët e tyre, duke ua rikujtuar rëndësinë e misionit të tyre në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. /KlanKosova/