Një rast me Covid-19 në Premierligë

Nga testimet e fundit në klubet e Premierligës ka dalë një rast pozitiv.

Sport

29/06/2020 20:45

Sky Sports njofton para pak minutave se ende nuk është e ditur se cilit prej 20 ekipeve i ka rezultuar pozitiv lojtari në fjalë, përcjell lajmi.net.

Transmetuesi anglez gjithashtu njofton se janë kryer 2250 teste për lojtarët e klubeve të Premierligës.

Kujtojmë se Federata Angleze vendosi që nëse ka një rast pozitiv në vijimin e sezonit, nuk do të karantinohen i gjithë ekipi – për të shmangur vonesat e mëtutjeshme në kalendarin e garave. /Lajmi.net/