Një qytetarë gjen leckë në lëngjet e Fructalit

Besfort Axhanela, qytetar nga Prishtina ka gjetur diçka të çuditshme në një paketim të lëngjeve të kompanisë “Fructal”.

Lajme

12/08/2015 13:47

Axhanela, i cili dje është furnizuar me këtë lëng në njërën prej marketeve në Prishtinë, dyshon se në paketimin e këtij lëngu ka gjetur leckë e cila përdorët për pastrimin e veturave.

“Dje rreth orës 9:55 në mëngjes e kom ble unë Fructal-in e dardhës. Mbrëmë natën bashkëshortja ime mori me e hap dhe me ja dhënë djalit të vogël, se ai zakonisht konsumon këtë lloj lëngu. Edhe pasi që e ka hapur i ka ardhur një erë shumë e keqe. Pasi që morëm me e derdh nga paketimi doli kjo lloj lecke, e cila duket si ajo që pastrohen veturat”, tha Axhanela për KosovaPress.

Axhanela tregon se për këtë është ankuar dhe ka lajmëruar edhe në organizatën për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe pret që të hënën të procedohet kjo çështje.

Në Korrik të vitit 2011, kompania e Fructal-it shkon në pronësi të një pronari serb. Ky i fundit i cili është pronar edhe i kompanisë Nectar, tashmë ka në pronësi edhe Fructal-in Slloven.

Pronari i kësaj kompanie konsiderohet si njëri ndër investitorët më të mëdhenj serb në Slloveni.