Një qytetar për të prekurit nga tërmeti: Unë po vdes nga kanceri, dhuroj 35 mijë euro për ata që do të jetojnë

Një ngjarje emocionuese ka ndodhur mbrëmë në emisionin ku po mblidhen ndihma për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Lajme

04/12/2019 20:41

Një qytetar i prekur nga sëmundja e kancerit, ka telefonuar në emision, ku i pranishëm ishte drejtori i Fondacionit Humanitar “Firdeus”, Elvis Naçi.

Të gjithë në studio mbetën të shtangur nga lotët, pasi që ky qytetar tregoi se është i sëmurë nga sëmundja e kancerit dhe i dhuron 35 mijë euro për siç tha ai: ata që do të jetojnë.

Imami Elvis Naçi, nuk arriti t’i mbajë lotët nga kjo gjë.

YouTube player