Një prej talentëve më premtues në futbollin gjerman po kalon tek Bayern

Bayern Munich është shumë afër që të shtoj edhe një tjetër talent premtues në skuadër.

Sport

20/05/2019 16:45

Tinejxheri i Hamburger SV, Jann – Fieter Arp ka bërë të ditur se është koha e duhur që të kalojë në ‘Allianz Arena’.

Lojtari ka konfirmuar se ai do të largohet nga Hamburg gjatë kësaj vere, me destinacionin e radhës, Bayern Munich.

“Unë kam nevojë për një ndryshim të skenarit dhe jam i lumtur që mund të largohem” ka thënë Arp për ‘Kicker’, transmeton lajmi.net.

Arp ka bërë debutimin e tij për Hamburgun në sezonin 2017/18, kur kishte regjistruar 18 paraqitje gjatë asaj kampanje, para se skuadra të binte nga Bundesliga.

Reprezentuesi i Gjermanisë U-19 ka regjistruar 27 paraqitje në të gjitha kompeticonet këtë sezon.

Ai ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar tri herë, por skuadra e tij nuk arriti që të promovohet në Bundesliga. /Lajmi.net/