Një prej lojtarëve më të mirë të pokerit në Evropë gjendet i vdekur

Trupi i lojtarit të pokerit nga Gjermania, Johannes Helmut Strassmann (29) është gjetur në lumin Lublanica në Slloveni, kurse në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune. 

Lajme

29/06/2014 14:05

Si njofton RTV Slovenija, trupi i gjermanit është nxjerrë nga lumi të premten, kurse të shtunën, pasa analizës së ADN-së është konstatuar se bëhet fjalë për këtë lojtar pokeri ndër më të mirët në Evropë, i cili ishte parë për herë të fundit më 21 qershor.

Thuhet se ai kishte arritur në kryeqytetin e Sllovenisë për tu takuar me lojtarë të tjerë të pokerit, të cilët ai edhe i mësonte.Si shkruan gazeta Delo, ai me anë të lojës së pokerit ka fituar mbi 1 milion euro.

Supozohet se ai ka humbur jetën natën e 21 qershorit pas rrëshqitjes së këmbës dhe fundosjes në lumin që kalon nëpër qendrën e Lubjanës së vjetër.