Një person vetplagoset me pushkë gjahu në Prizren
Një person është vetplagosur në bark me pushkë gjahu.

Lajme
Rasti ka ndodhur në Prizren, ku siç raporton Policia, i dyshuari me disa të tjerë kanë dalë për gjah në malet e Kabashit dhe në rrethana ende të pasqaruara është vetë plagosur, raporton lajmi.net.
Policia në Prizren ka pranuar informatën e cila bënte me dije se një qytetar ishte sjell për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal për shkak të plagës së shkaktuar nga arma e zjarrit.
Hetues policorë pasi kanë shkuar në spital janë informuar nga mjekët për lëndimin dhe për gjendjen shëndetësore të personit të plagosur i cili në ato momente ndodhej në sallën operative. Një dëshmitar i rastit e ka njoftuar policinë për rrethanat e rastit.
Policia ka kryer hetime dhe e ka sekuestruar një pushkë gjahu italiane me katër gëzhoja. Është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që rasti të trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe të procedohet me procedurë të rregullt./ lajmi.net