Një person pretendon se u rrah nga një tjetër derisa ishte në një lokal në Podujevë – Pamje
Një rrahje dyshohet të ketë ndodhur brenda një lokali në Podujevë, ku një të riu edhe i është thyer hunda. Kështu pretendon ai teksa ka dërguar një video nga rrahja në redaksinë e lajmi.net. Rasti në fjalë ka ndodhur gjatë vitit të kaluar në muajin qershor, në lokalin “Centrum”, ku sipas tij një person i…

Lajme
Një rrahje dyshohet të ketë ndodhur brenda një lokali në Podujevë, ku një të riu edhe i është thyer hunda.
Kështu pretendon ai teksa ka dërguar një video nga rrahja në redaksinë e lajmi.net.
Rasti në fjalë ka ndodhur gjatë vitit të kaluar në muajin qershor, në lokalin “Centrum”, ku sipas tij një person i kishte shkuar në tavolin dhe e kishte goditur tre herë, duke i thyer kështu hundën dhe duke i shqyer buzën.
Ai po ashtu pretendon se i dyshuari njihet si problematik, për të cilin thotë se ka një nofkë i quajtur “Paquka”.
“Përshëndetje me daten 28 qershor 2024 ne cafe bar centrum nje person me emrin L.B me ka ardhur te tavolin edhe me ka goditur 3 her duke me thyer hunden edhe buzen me ka shqyer ai poashtu nihet si problematik me podujeve ka nje nofk paquka kisha dashur qe te shpërndahet kjo video dhe te shihet po ashtu te ketë drejtsi”, ka qenë mesazhi që ai ka dërguar. /Lajmi.net/