Një person në Zveçan raporton se dikush në garazhin e tij vendosi letër kërcënuese në gjuhën serbe
Një qytetar kosovar ka raportuar në Policia e Kosovës se persona të panjohur kanë vendosur një letër kërcënuese në gjuhën serbe në garazhin e tij. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Zveçan dhe është iniciuar si “Kanosje”. “Rr. Nemanjina, Zveçan 22.02.2026-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë natës, nga persona të…
Lajme
Një qytetar kosovar ka raportuar në Policia e Kosovës se persona të panjohur kanë vendosur një letër kërcënuese në gjuhën serbe në garazhin e tij.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Zveçan dhe është iniciuar si “Kanosje”.
“Rr. Nemanjina, Zveçan 22.02.2026-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjatë natës, nga persona të panjohur, në garazhin e tij i është vendosur një letër kërcënuese në gjuhën serbe. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti është nën hetime”, njofton Policia.