Një person në Rusi dënohet me 12 vjet për tradhti

Një gjykatë në Rusinë jugore e ka dënuar një person me dymbëdhjetë vjet burg nën akuzat për tradhti.

Bota

22/01/2016 18:42

Avokati Oleg Yeliseyev, i ka thënë agjencisë Interfax, se Gjykata Rajonale në Krasnodar e ka shpallur fajtor klientin e tij, Pyotr Parpulov, për tradhti gjatë vitit 2010 kur ai kishte qenë jashtë vendit.

I tërë gjykimi dhe shpallja e vendimit janë mbajtur me dyer të mbyllura ndërsa nuk janë dhënë detaje në lidhje me akuzën.

Purpulov, një ish-punonjës i aeroportit ndërkombëtar në Sochi, është arrestuar në mars të vitit 2014 ndërsa gjykimi ndaj tij ka filluar në shtator të vitit të kaluar.

Të afërmit e tij kanë thënë se ai ishte akuzuar se iu ka dhënë informacione të klasifikuara agjentëve të huaj gjatë një udhëtimi jashtë vendit, në vitin 2010./rel