Një person lëndohet nga rryma në vendin e punës në Gjilan

Një punëtor ka pësuar lëndime trupore derisa kishte qenë duke punuar në një objekt banesor në rrugën “Marie Shllaku” në Gjilan.

Lajme

24/03/2019 09:18

Një punëtor ndërtimi ka pësuar lëndime trupore derisa kishte qenë duke punuar në një objekt banesor i cili është në ndërtim e sipër, në rrethana të panjohura ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal në Gjilan, e më pas edhe në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor, përcjell lajmi.net.

“Viktima mashkull K/Shqiptar-punëtor ndërtimi derisa kishte qenë duke punuar në një objekt banesor i cili është në ndërtim e sipër, në rrethana të panjohura ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe kishte pësuar lëndime trupore në pjesë të ndryshme të trupit. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal në Gjilan, e më pas edhe në QKUK dhe mbetet në tretman mjekësor. Njësitë policore, prokurori i shtetit, dhe Inspektorët e punës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe  rasti është duke u hetuar”. /Lajmi.net/