Një person humb jetën në një aksident trafiku në autostradën “Arbër Xhaferi”

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në autostradën “Arbër Xhaferi”. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë për lajmi.net se aksidenti ka ndodhur në autostradë, kilometri i parë, drejtimi Prishtinë-Lipjan. Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura. “Rreth orës 20:40 , policia është njoftuar për një aksident trafiku…

Lajme

17/07/2024 22:32

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në autostradën “Arbër Xhaferi”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë për lajmi.net se aksidenti ka ndodhur në autostradë, kilometri i parë, drejtimi Prishtinë-Lipjan.

Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.

“Rreth orës 20:40 , policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbër Xhaferi’. Njoftimit i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat nga vendi i ngjarjes (autostradë, kilometri i parë, drejtimi Prishtinë-Lipjan), raportojnë se në aksident janë përfshirë tri vetura. Dyshohet që si pasojë e aksidentit, sipas ekipit mjekësor, një person ka humbur jetën. Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet e patrullës së autostradës dhe ata të hetimeve të cilët janë duke kryer shikimin dhe procedurat e parapara për vend-ngjarje”, ka thënë Krasniqi për lajmi.net.